BuildUp3D

Trajnime CAD, projektim mekanik dhe printim 3D

Projektim mekanik e industrial, trajnime CAD 3D, rekrutim dhe printim 3D. Staf me mbi 15 vjet përvojë ndërkombëtare.

Stafi ynë ka mbi 15 vjet përvojë ndërkombëtare. Mbështesim studentët, inxhinierët dhe kompanitë në zhvillimin e aftësive dhe projekteve.

Projektim mekanik

Modele 3D të pjesëve dhe montimeve, sipas kërkesave të kompanisë, dhe vizatime teknike 2D për prodhim.

Impiante dhe makineri industriale

Asistencë në projektimin dhe zhvillimin e impianteve mekanike, makinerive dhe pajisjeve industriale, nga koncepti dhe montimi 3D te dokumentacioni teknik.

Printime 3D

Dekore, makete arkitekturore, pjesë mekanike dhe pjesë këmbimi plastike që nuk gjenden në treg. Nga ideja e klientit, përmes modelimit 3D, deri te prodhimi.

Diskuto projektin tënd

Paketat e trajnimit profesional

  • Individuale: trajnim i personalizuar sipas nevojave të studentit ose kompanisë — 50.000 lekë.
  • Në grup: grupe të vogla me maksimumi 4 persona — 25.000 lekë.
  • Në ambientet e kompanisë: me marrëveshje, duke filluar nga 40.000 lekë.

Për studentë, inxhinierë dhe kompani që duan të zhvillojnë aftësitë e ekipit. Datat dhe përmbajtja përfundimtare dakordësohen me ekipin përpara regjistrimit.

Trajnime CAD 3D

Bazat e CAD.

Trajnim CAD 3D për studentë të inxhinierisë mekanike dhe inxhinierë. Mëso rrjedhën e punës nga skica me përmasa te pjesët, montimet dhe vizatimet 2D për prodhim, me staf me mbi 15 vjet përvojë ndërkombëtare.

CAD: nga pjesët te montimet.

Zhvillo aftësi praktike në projektimin mekanik përmes pjesëve, montimeve dhe vizatimeve 2D për prodhim. Zgjidh trajnim individual sipas nevojave të tua ose një grup të vogël me deri në katër pjesëmarrës.

Trajnim CAD për ekipin tuaj.

Rritni aftësitë e punonjësve në CAD 3D dhe projektim mekanik me trajnim të përshtatur për punën e kompanisë. Ofrojmë trajnim fizik në ambientet tuaja, me marrëveshje dhe me përmbajtje e orar të planifikuar së bashku.

Punësim dhe staf për kompani

Lidhim inxhinierë me kompani vendase dhe të huaja. Ofrojmë përzgjedhje stafi, punësim përmes BuildUp3D dhe mundësi hapësire zyre.

Punësim & HR

Mësim krijues në tri dimensione

PrintWithMe Kids është programi krijues i BuildUp3D për fëmijë. Me Tinkercad, program falas për modelim 3D, fëmijët njohin trupat tredimensionalë. Ata mësojnë si funksionojnë printerët 3D, krijojnë me lapsa 3D dhe zhvillojnë aftësitë krijuese përmes 70% praktikë mësimore.

Datat, tarifat dhe grupmoshat e përshtatshme dakordësohen me prindërit përpara regjistrimit. Kërkesat për fëmijët bëhen nga prindi ose kujdestari.

PrintWithMe Kids